09.09.2009 Mėrgimtarėt tanė derdhin pare nė Kosovė
Mėrgimtarėt tanė derdhin pare nė Kosovė
Gėzimi mė i madh i kosovarėve ndodh nė verė. Gjatė tri stinėve tė tjera tė vitit Kosova jeton nėn ritmin e njėjtė. E, nė verė gjėrat ndryshojnė. Nė kėtė stinė vendi pushtohet nga mėrgimtarėt tė cilėt pėr dy javė qėndrim nė Kosovė shpenzojnė mė shumė se sa tė kishin vizituar secilin vend tjetėr nė Evropė. Por nė zemrat e mėrgimtarėve ende ekziston atdhedashuria, humanizmi dhe respekti familjar.
Sa herė qė vijnė nė Kosovė, mėrgimtarėt tanė nuk kursejnė asgjė pėr tė plotėsuar dėshirat e tyre dhe tė familjarėve qė jetojnė nė Kosovė. Nė kėtė stinė, nė sytė e kosovarėve vėrehet gėzim i madh. Shitėsit, restorantet, kafitėritė dhe tė gjitha dyqanet tjera afariste i presin me gėzim ardhjen e tyre. Edhe tė rinjtė dhe tė rejat hapin sytė e veshtė qė mos po iu shkrep fati qė tė lidhin fejesė mė ndonjė prej mėrgimtarėve tanė tė cilėt do ua ndryshojnė jetėn e tyre.
Tė gjithė lutėn qė ata tė rrinė sa me gjatė. Edhe pse kriza globale ka rrokė secilin vend nėpėr Evropė, mėrgimtarėt tanė ende nuk ia kanė kthyer shpinėn Kosovės dhe tė afėrmeve tė tyre. Edhe kėtė vit Kosova u mbush me bashkatdhetarė. Ata vazhdojnė tė jenė infuzioni kryesor qė Kosova dhe banorėt e saj tė marrin frymė mė lirshėm dhe qė tė jetojnė gjallė. Pra, mėrgimtarėt tanė skanė si rangohen si OUT, apo jo?
|